AlbanianSport.com 11.02.2015 17:15
ASNN – Kastrioti ka zgjeruar stolin e tij, ndërsa tashmë Gëzim Rama është emëruar ndihmëstrajner i krutanëve. Që do të thotë se së bashku me trajnerin Shkëlzen Rustami do të punojnë për të mbijetuar Kastriotin në Kategorinë e Parë.
Krutanët i kanë uruar suksese Ramës për këtë kthim në stafin teknik të Kastriotit, ndërsa kjo skuadër nuk e ka nisur mirë pjesën e dytë të sezonit. Sepse janë mundur në Fushë-Krujë nga Iliria vendëse.
Ndërsa tashmë ka nisur përgatitjet e veta për ndeshjen e rëndësishme të kësaj jave me Besëlidhjen në Krujë, atje ku fitorja për krutanët është më shumë se sa domosdoshmëri.