AlbanianSport.com 20/05/2019 21:05
ASNN – Trajneri i krutanëve flet para barazimit në kryeqytet me Tiranën, beson tek skuadra e ndryshuar. Për trajnerin Bledar Devolli, barazimi i Kastriotit me Tiranën nuk ishte rastësi, por fryt i punës së skuadrës. Trajneri i krutanëve beson se skuadra ka ndryshuar tërësisht në gjysmën e dytë të sezonit, sidomos në aspektin mendor.
Së fundi, Devolli shpreson edhe tek ndihma hyjnore për mbijetesë, pa dashur të bëjë llogaritë e të tjerëve. Kastrioti ka marrë një pikë në përballjen direkte me Tiranën në fundjavë, një rezultat që për trajnerin Bledar Devolli ishte një provë karakteri. Për Devollin, rezultati nuk ishte rastësi, por fryt i punës së skuadrës.
Për gjirokastritin e stolit krutan, deklaratat e presidentit bardheblu, Refik Halili, shërbyen si motivim për skuadrën. Trajneri i Kastritotit beson se skuadra ka ndryshuar tërësisht në gjysmën e dytë të sezonit, sidomos në aspektin mendor. Së fundi, Devolli shpreson edhe tek ndihma hyjnore për mbijetesë, pa dashur të bëjë llogaritë e të tjerëve.