Kastrioti / Ndreu, apel gjyqtarëve, i druhet teorisë së kompensimit

Share Button

AlbanianSport.com 02/03/2021 21:15

ASNN – Skuadra e tij ka spikatur, edhe pse ka ardhur nga niveli i dytë në atë të parin e Kampionatit Kombëtar të Futbollit, por rrugëtimi në këto 21 javë të deritanishme të Kategorisë Superiore ka qenë i karakterizuar nga luhatjet. Kastrioti përballet të mërkurën me Skënderbeun në fushë të hua dhe trajneri Ramazan Ndreu ishte i qartë kur u pyet të martën në lidhje me objektivin për këtë ndeshje.

“Skënderbeu është një kundërshtar mjaft i vështirë  dhe e ka ndeshjen e jetës, kështu që edhe ne na del për detyrë që të japim më të mirën dhe të marrim 3 pikët, – ka thënë ai. – Me këtë objektiv do të shkojmë në Korçë. Kampionati është shumë i fortë dhe gara sa vjen e ashpërsohet me kalimin e ndeshje. Kampionati është ndarë në dy grupe.”

“Ka skuadra që luftojnë për mbijetesën dhe janë më shumë se gjysma që duan zonën e UEFA-s, – ka vijuar kreu i stolit krutan. – Të gjitha këto skuadra e kanë rritur nivelin dhe është shumë e vështirë t’i përballosh. Megjithatë, siç theksova  më lart, shkojmë në Korçë me këto djem për të marrë maksimumin dhe kam besim te grupi i lojtarëve.”

Megjithatë, Ndreun e bren një merak para këtij dueli, për shkak se Skënderbeu u penalizua në Ballsh. Teoria e kompensimit është ajo që e tremb Ndreun, që thotë: “Deri tani gjykimi ka qenë shumë i mirë dhe shpresoj që të vazhdojë kështu. Ajo që doja të thosha unë, duke marrë shkas nga disa gjëra të vogla që ndodhën javën e shkuar, është që gjyqtarët mos të kompensojnë, duke pasur parasysh përvojën e viteve të shkuara.”

“Në momentin që një ekipi i kanë ngrënë diçka, kërkojnë që t’ia kompensojnë në ndeshjen e radhës. Kërkoj nga sektori i gjykimit që të vazhdojë punën e mirë që ka bërë deri më tani”, – ka përfunduar apelin e tij trajneri i Kastriotit, Ramadan Ndreu.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh