AlbanianSport.com 15.01.2015 19:40
ASNN – Kastriotit i është kthyer buzëqeshja pas asaj humbjeje të thellë të shtunën e kaluar në Yrshek ndaj Partizanit, 0-7. Krutanët e Alert Alcanit dje kanë fituar 2-1 me kryesuesit e grupit të Jugut të Kategorisë së Dytë, Gramshin.
Por ajo që duhet pranuar është se kanë pasur vështirësi. Sepse miqtë, të stërvitur nga trajneri kryeqytetas Luan Metani, kanë ditur të kalojnë në epërsi me anë të Gjokës, që ka realizuar në minutën e 14-të.
Kastriotit i është dashur mund i madh për të përmbysur, ndërsa në të 26-n minutë ka barazuar Fatmir Hysenbelliu. Dhe pas tre minutave ka shënuar dhe Hoxha dhe pjesa e parë është mbyllur 2-1 për Kastriotin.
Në pjesën e dytë të dy skuadrat kanë bërë shumë zëvendësime, ndërsa në fund është fiksuar rezultati 2-1 për Kastriotin. Të dy trajnerët, si Alcani, ashtu dhe Metani kanë mbetur të kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tyre në fushën e lojës.
Kastrioti – Gramshi 2-1
Shënues: Hysenbelliu 26’, Hoxha 29’ / Gjoka 14’