Kastrioti / Krutanët e mbyllin me një barazim 2-2 kampin stërvitor në Bullgari

Share Button

AlbanianSport.com 06/08/2018 13:20

ASNN – Me zhvillimin e ndeshjes, të dielën paradite, me inferiorët vendas të Levski Karlovos, skuadra rikthyer në Kategorinë Superiore, Kastrioti i Krujës, ka mbyllur ndeshjet miqësore në Bullgari. Siç njofton dhe faqja e klubit krutan në Internet, kjo miqësore ka përfunduar me rezultatin e barabartë 2-2. Krutanët kanë kaluar dy herë në epërsi, fillmisht me anë të Mziut, që realizon në minutën e 43-të dhe pjesa e parë mbyllet 1-0. Dhe, pas shënimit të golit të barazimit nga skuadra vendase në të 46-ën, vjen dhe goli i epërsisë krutane, një minutë më pas, me anë të Shehit.

Goli i barazimit, që vulosi dhe rezultatin e ndeshjes ka ardhur disa minuta, në të 54-ën.   Në një prononcim dhënë pas ndeshjes, numri një i stolit krutan, Elvis Plori, pohon se ishte një takim i interpretuar mjaft mirë nga futbollistët e tij. Dhe pse pranon se niveli i kundërshtarit nuk ishte në lartësinë e dy kundërshtarëve të mëparshëm, loja e tyre ka qenë në lartësinë e duhur. Në vijim të prononcimit të tij, në lidhje me zhvillimin e ndeshjes së fundit, kreu i stolit krutan, mes të tjerash, tha: “Pjesën ë parë e dominuam plotësisht.”

“Kemi humbur shumë raste për shënim, duke u shpërblyer me shënimin e vetëm një goli në pjesën e parë, – ka deklaruar Plori. – Në pjesën e dytë u bënë rreth 6 ndryshime, loja sikur pësoi rënie, por pavarsisht kësaj, skuadra prodhoi lojë e, për rrjedhojë, krijoi shumë raste për shënim.” Trajneri shkodran, i cili do të drejtojë skuadrën krutane në nivelin më të lartë të Kampionatit Kombëtar të Futbollit, ndihet i kënaqur jo vetëm me përgatitjet, por dhe me prezantimin e skuadrës së tij në ndeshjet përgatitore.

“Jam i kënaqur me këtë fazë përgatitore që bëmë dhe futbollistët kanë marrë ngarkesa të duhura, – ka theksuar trajneri i ekipit krutan. – Ndeshjet e zhvilluara këtu (në Bullgari) ishin barometri i përgatitjeve që kemi bërë këtu.”  Plori ka shtuar në mbyllje se drejtuesit e klubit nuk do të rrinë duarkryq, por në ditët në vazhdim do të ketë përforcime të tjera me futbollistë cilësorë. Skuadra e Kastriotit do të kthehet në Shqipëri më datë 7 gusht 2018.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh