ASNN – Një nga futbollistët e afruar ditët e fundit te skuadra krutane, Vilfor Hysa, ka nisur punën me skuadrën e tij të re.
Sulmuesi i njohur ka marrë pjesë në seancën e parë stërvitore, që skuadra zhvilloi të hënën paradite, në Kompleksin Sportiv “Internacional” në Pezë-Helmës në periferi të kryeqytetit.
Në seancën e djeshme, skuadra u përqendruar te përgatitja fizike. Kjo seancë ka zgatur rreth 2 orë.
Këtë fundjavë, skuadra krutane do të zhvillojë para sportdashësve të saj ndeshjen e parë të sezonit të ri të Kategorisë së Parë.
Në takimin e javës së parë, përballë krutanëve do të jetë skuadra fqinje e Erzenit të Shijakut.