AlbanianSport.com 22.01.2015 14:05
ASNN – Kastrioti dhe Sopoti në ndeshjen e luajtur mes tyre në kompleksin sportiv të Olimpikut në Yrshek janë ndarë paqësisht.
Një ndeshje që ka përfunduar pa gola, ndërsa trajnerët e të dy ekipeve, Alcani dhe Stojku, kanë kërkuar jo vetëm konsolidimin e ekipeve, por dhe provën përfundimtare të atyre që kanë ardhur në tregun e lëvizjeve të futbollistëve në dimër.
Përgjithësisht një ndeshje e vakët ku asnjëra prej skuadrave nuk ka marrë kurajën për të goditur në portat kundërshtare.
Kastrioti e kishte miqësoren e saj katërt, ndërsa për librazhdasit kjo ishte miqësorja e dyta, pas asaj të mërkurës së kaluar ndaj Besës në Kavajë.
Kastrioti – Sopoti 0-0
Kompleksi Sportiv “Olimpik”, Yrshek