AlbanianSport.com 25/01/2020 18:25
ASNN – Luhen 3 nga 4 ndeshjet e para të javës së 13-të në Grupin A, Korabi, pushim për efekt kalendari, takimi i fundit, të dielën, drejtpërdrejt në RTSH Sport. Kështu, Kastrioti vijon të fitojë dhe kryeson i qetë në grupin A të nivelit të dytë të Kampionatit Kombëtar të Futbollit, Kategorisë së Parë. Krutanët mposhtën me rezultatin e ngushtë 0-1 Tërbunin në stadiumin “Ismail Xhemali”.
Në fakt, fati e takimit e vendosi në favor të miqve pikërisht një pukjan, Taulant Marku, i cili luan me Kastriotin dhe i dha kështu një fitore me vlera skuadrës së tij. Në krahin tjetër, Besëlidhja u është kundërpërgjigjur krutanëve, pas edhe ajo ka fituar në fushë të huaj. Lezhjanët ia dolën të merrnin pikët e plota në Shkodër kundër Veleçikut, po ashtu me një gol të vetëm.
Që në 30 minutat e para të lojës shënoi mbrojtësi Klejdi Dibra dhe deri në fund skuadra e Elvis Plorit e ruajti epërsinë. Stavri Nica nuk e ka nisur mirë në krye të Erzenit, që u mposht në një fushë të vështirë si ajo e Burrelit. Matjanët e nisën me dy gola të shpejte, teksa fillimisht shënoi Gëzim Hyska dhe më pas Ditmir Beci. Lajthia hapi takimin në pjesën e dytë, por shijakasit nuk mundën dot ta shmangnin humbjen.
Kategoria e Parë
Java e 13-të
GRUPI A
Tërbuni – Kastrioti 0-1
Shënues: Marku 13′
Veleçiku – Besëlidhja 0-1
Shënues: Dibra 30′
Burreli – Erzeni 2-1
Shënues: Hyska 12′, Beci 30′ / Lajthia 60′
Korabi Pushim