AlbanianSport.com 29/10/2018 18:30
ASNN – Portieri i skuadrës së Leister Sitit në Premier Ligën Angleze, Kasper Shmajkël, i ka dedikuar një mesazh të vecantë presidentit të skuadrës së tij, tajlandezit Viçai Srivaddhanaprabha, i cili vdiq në mënyrë tragjike të shtunën në mbrëmje, pasi helikopteri i tij u rrëzua pranë stadiumit “King Pauer”, një aksident ku humbën jetën edhe 4 persona të tjerë që ishin në bord me bosin e Leisterit.
Ja letra e plotë e Shmajkëlit të ri:
“Është e vështirë për ta shkruar me fjalë se sa i rëndësishëm ke qenë për këtë klub dhe për qytetin e Leisterit. Të gjithë ne e dimë për investimet që i keni bërë në klub ti dhe familja juaj. Ju u kujdesët shumë, jo vetëm për klubin por edhe për tërë komunitetin. Kontributet tua për spitalet dhe bamirësit në Leister nuk do të harrohen kurrë. Nuk kam takuar asnjë njeri më parë si ju.
Gjithmonë ju kam admiruar si lider, si një baba dhe si njeri. Ju e ndryshuat futbollin. Përgjithmonë! Ju keni dhënë shpresë të gjithëve se e pamundura është e mundur, jo vetëm tifozëve tanë për tërë botës në çdo sport. Pak njerëz e kanë bërë këtë. Kur më transferuat në vitin 2011 ju më thatë që do të jemi në Ligën e Kampionëve brenda gjashtë vjetëve dhe se do të bënim gjëra të mëdha.
Ju më inspiruat mua dhe unë ju besova. Më keni bërë të besoj se çdo gjë është e mundur. Pa ju dhe familjen tuaj, e gjitha kjo, çdo gjë që kemi arritur së bashku, çdo gjë që kemi arritur, nuk do të ndodhte. Ju keni bërë diçka që ndodh vetëm në fantazi. Ju m’i keni bërë ëndrrat realitet. Nuk do ta dini kurrë se sa shumë vleni për mua dhe familjen time. Jam shumë krenar dhe i privilegjuar që kam qenë një pjesë e vogël e jetës suaj!”