Gjergj Vyshka 25.11.2014 09:35
Federata Shqiptare e Karatesë, e angazhuar plotësisht në veprimtari për festimin e 70-vjetorit të Çlirimit të Vendit, brenda pak ditësh ka zhvilluar një tjetër veprimtari me moshat.
Pas atij të zhvilluar të mërkurën e kaluar në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” Tiranë, të premten gjithçka është zhvendosur në atë të Elbasanit, ku fëmijët e moshës 8-12 vjeç kanë matur forcat e tyre.
Sipas Sekretares së Përgjithshme të Federatës Shqiptare të Karatesë, Erikela Ismailgecaj, për fituesit janë shpërndarë diploma e medalje. Një veprimtari kjp që ka mbajtur gjallë dëshirën për të bërë karate, aq më tepër që një pjesë e mirë janë të angazhuar në skuadra private.
Rezultatet teknike të
Kupës së 70-vjetorit
të Çlirimit në Karate
Djem 8 vjeç
Pesha – 25 kg Joel Skënderi (Shotokan Elbasani)
Pesha – 30 kg Kleo Boçi (Kristaq Rama)
Vajza 9 vjeç
Pesha – 30 kg Ester Vehbi (Kristaq Rama)
Pesha – 37 kg Sibora Kapllani
Djem 9 vjeç
Pesha – 32 kg Ledio Tresa (Kristaq Rama)
Djem 10 vjeç
Pesha – 30 kg Orgito Koçi (Kamza Karate)
Pesha + 35 kg Ledio Hida (Kamza Karate)
Pesha – 40 kg Ticiano Dedej (Bijtë e Shqipes)
Vajza 11 vjeç
Pesha – 35 kg Alizea Dani (Kamza Karate)
Pesha +40 kg Ester Llalloshi (Shotokan Karate)
Djem 11 vjeç
Pesha -45 kg Endri Veseli (Tirana MMA)
Pesha +45 kg Esedio Taçi (Shotokan Karate)
Pesha – 40 kg Fatbardh Meli (Partizani)
Djem 12 vjeç
Pesha – 35 kg Ergyn Çullhaj (Dardania)
Pesha – 40 kg Isuf Bylyku (Harri Suli, Elbasan)
Pesha – 50 kg Jurgen Kola (Dardania)
Vajza 12 vjeç
Pesha – 42 kg Mariglena Spahia (Kamza Karate)