Gjergj Vyshka 17.10.2014 10:35
Dy ari dhe një argjendi. Ky ka qenë bilanci i medaljeve të karatesë shqiptare në turneun ndërkombëtar në Tivar të Malit të Zi të shtunën. Sipas informacionit që ka përcjellë Federata Shqiptare e Karatesë, Shqipëria është përfaqësuar me Ledio Tresën, Sonia Bajramajn, Keisi Fezollin, Henri Sadikaj, Rajli Muçollarin dhe Spajdi Selamajn.
Dhe dy medaljet e arta kanë ardhur nga Ledio Tresa në peshën -35 kg për fëmijë dhe Henri Sadikaj në peshën -70 kg po për fëmijë. Kurse medaljen e argjendtë e ka marrë përsëri Keisi Fejzolli për fëmijët në peshën +54 kg.
Paraqitje të mirë kanë bërë edhe Sonja Bajramaj, Rajli Muçollari e Spajdi Selamaj, të cilët nuk kanë arritur të hynë në zonën e medaljeve. Ndërkohë që kjo garë në Tivar për ta ka qenë si provë përpara Kampionatit Ballkanik të të rinjve, i cili do të zhvillohet më 14-15 dhjetor në Sofje të Bullgarisë.