Gjergj Vyshka 04.11.2016 13:00
Federata Shqiptare e Karatesë, përmes një tjetër postimi në profilin e saj në rrjetin social “Facebook”, ka lajmëruar se Kupa e Shqipërisë për fëmijët, paratërinjtëë, të rinjtë dhe të rritur nuk do të zhvillohet të dielën.
Ishte parashikuar që kjo veprimtari të zhvillohej këtë të diel në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”. Por për arsye teknike, gjithnjë sipas lajmërimit të Federatës Shqiptare të Karatesë, kjo veprimtari do të shtyhet.
Ndërsa data e zhvillimit të Kupës së Shqipërisë do të komunikohet në një njoftim të dytë. E duke shpresuar në mirëkuptimin e anëtarëve të saj, Federata Shqiptare të Karatesë ka bërë këtë lajmërim për Kupën e Shqipërisë.