Gjergj Vyshka 22.03.2016 09:00
Federata Shqiptare e Karatesë ka lajmëruar nëpërmjet profilit të saj në rrjetin social “Facebook” se tashmë janë në prag dy veprimtari. E para është në këtë fundjavë në Prishtinë, “Ippon 2016”, i cila do të zhvillohet nën kujdesin dhe mbështetjen e Federatës Evropiane të Karatesë.
E si një veprimtari e tillë, Federata Shqiptare e Karatesë u ka bërë thirrje të gjithë të interesuarve që të marrin pjesë në këtë veprimtari shumë të rëndësishme për t’i dhënë një ndihmesë sa më të madhe Federatës së Karatese së Kosovës që pjesëmarrja të jetë masive.
Ndërkohë, më 9 prill 2016, në Pallatin e Sportit “Qazim Dervishi” të qytetit të Shkodrës do të zhvillohet Kampionati Kombëtar i Paratërinjve, Të Rinjve dhe Të Rriturve, që do të jetë si individual, ashtu dhe ekipor. Dhe garat e këtij kampionati do të zhvillohen në të dy stilet, “kata” dhe “kumite”.
Kjo është veprimtaria më e rëndësishme e vitit 2016, ndërkohë që kështu, pasi ka marrë pjesë në Evropian dhe Ballkaniadë, karateja vijon të ketë veprimtari të shumta, të cilat do t’i shërbejnë rritjes cilësore të sportistëve shqiptar.