Gjergj Vyshka 11.04.2016 19:55
Ashtu sikurse ishte paralajmëruar dhe më parë, apo dhe ashtu sikurse ishte vendosur në kalendarin e veprimtarive kombëtare të vitit 2016, Federata Shqiptare e Karatesë ditën e shtunë ka zhvilluar Kampionatin e 23-të Kombëtar. Ka qenë një kampionat, i cili ka përmbledhur të gjitha kategoritë e moshave që nga paratërinjtë, të rinjtë dhe të rriturit.
Dhe, në të, sipas informacionit që ka sjellë për Sport Ekspres, sekretarja e përgjithshme e Federatës Shqiptare të Karatesë, Erikela Ismailgecaj, kanë marrë pjesë 13 ekipe. Ato ishin Studenti, Tomori, Egnatia, Besëlidhja, Bijtë e Shqipes, Shotokan Tigers, Imperial Karate, Kamza Karate, Tirana MMA, Elbasani, Vllaznia, Partizani dhe Vado Rai Vlorë. E të gjitha këto ekipe kanë sjellë në Shkodër 60 sportistë.
Këta janë ndarë në 20 karateistë paratërinj, 13 sportistë të rinj dhe 20 sportistë të kategorisë të të rriturve. Konkurrimet janë zhvilluar në “kata”, që në shqip është “demonstrime”, si dhe “kumite”, ose ndryshe “dyluftime”. Të gjitha kanë qenë individuale, ndërsa nuk është zhvilluar gara ekipore, sepse e vetmja skuadër e plotë që erdhi në garën e Shkodrës ishte Partizani.
Përgjithësisht garat janë dominuar nga Studenti dhe Kamza Karate, kurse kështu karateja shqiptare e ka mbyllur me sukses dhe këtë aktivitet.
Kampionati i 23-të Kombëtar i Karatëse
“Shkodër 2016”
Rezultatet teknike:
Kata – Paratërinj (Meshkuj)
Arbin Bici (Shotokan Tigers)
Kata – Të rinj (Meshkuj)
Redion Rama (Besëlidhja)
Kata – Të rritura
Joana Nakuçi (Energjia)
Kata – Të rritur
Erton Latollari (Egnatia)
Kumite – Paratëreja (Femra)
Pesha -47 kg Sonja Bajramaj (Studenti)
Pesha +47 kg Kejsi Fejzolli (Studenti)
Kumite – Paratërinj (Meshkuj)
Pesha -52 kg Isuf Bylyku (Imperial Karate)
Pesha -57 kg Shefit Dedej (Bijtë e Shqipes)
Pesha -63 kg Fisnik Qoshja (Tomori)
Pesha -70 kg Beler Beleri (Vado Rai Vlorë)
Kumite – Të Rinj (Meshkuj)
Pesha -61 kg Aristidh Bici (Kamza Karate)
Pesha -68 kg Bekim Basha (Studenti)
Pesha -76 kg Kevin Rami (Kamza Karate)
Pesha +76 kg Henrik Dedej (Egnatia)
Kumite – Të rritura
Pesha -61 kg Joana Nakuçi (Energjia)
Kumite – Të rritur
Pesha -60 kg Leonard Sota (Kamza Karate)
Pesha -67 kg Halil Marqeshi (Kamza Karate)
Pesha -75 kg Xhino Toli (Elbasani)
Pesha -84 kg Erblin Kacnia (Partizani)
Pesha +84 kg Keliona Panxha (Kamza Karate)