Gjergj Vyshka 14.04.2016 13:30
Studenti Karate me trajner Parid Dule fundjavën e kaluar ka qenë pjesëmarrës në Turneun e Hapur Ndërkombëtar të Ulqinit, cilësuar ndryshe “Ulqini Open 2016”. E Studenti ka marrë në këtë turne 6 medalje.
Tre janë ari, ndërsa kanë ardhur në “kumite”, atje ku Ester Vehbiu ka zënë vendin e parë në peshën deri në 35 kg për datëlindjen 2005. Po vendin e parë ka marrë edhe Ledio Tresa në të njëjtën peshë dhe grupmoshë me Vehbinë.
Dhe medalja e tretë e artë ka ardhur nga Barjamaj Sonja në peshën 47 kg për paratërinjtë. Më pas, janë dy medalje të argjendta nga Tergid Tato në “kumite” në peshën deri në 40 kg, datëlindja 2004.
Po kështu, edhe Kejsi Fejezolli në peshën +54 kg për paratërinjtëë. Dhe e vetmja medalje e bronztë i ka takuar Bekim Bashës po në “kumite”, ndryshe quhet dyluftim, në peshën deri 68 kg për të rinj.
Kësisoj një paraqitje shumë e mirë e Studentit Karate në aktivitetin e Ulqinit me gjashtë medalje.