Gjergj Vyshka 30.05.2016 12:05
Karateja shqiptare ka ardhur pa medalje nga Kampionati Ballkanik i Fëmijëve, që u zhvillua këtë fundjavë në Beograd.
Shqipëria është përfaqësuar nga 23 sportistë, të cilët ishin: Ester Vehbi, Jurgen Braho, Ledio Tresa, Rubens Qosja, Ergi Dedej, Elisabeta Çakalli, Arbi Allushi, Edison Mani, Andreaj Bedullaj, Skenderald Dollani, Ahmet Kruja, Darli Suli, Alteo Caco, Esedio Taci, Enedio Taci, Abdullah Backa, Fatbardh Meli, Rei Shehu, Endi Veseli, Sonja Barjamaj, Dhespina Cani, Panajot Çakalli, Jurgen Kola.
Në të dy stile, kata dhe kumite, hera-herës edhe me vendime arbitrare, nuk kanë mundur të hyjnë në zonën e medaljes. Megjithatë tashmë pritet një përfaqësim më i mirë në nivelet e tjera të Ballkanit në Karate.