Gjergj Vyshka 25.10.2016 16:10
Karateja shqiptare është gati për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror, që do të zhvillohet në Linz të Austrisë.
Kuqezinjtë do të përfaqësohen me tre sportistë, që janë Leonard Sota (pesha 60 kg), Xhino Toli (pesha 47 kg) dhe Rajli Muçollari (pesha 75 kg).
Trajner Mirandi Backa, ndërsa shef delegacioni Luftar Kurti. Shpresohet në një përfaqësim dinjitoz e pse jo dhe me medalje.