Gjergj Vyshka 08.12.2016 12:30
Karateja shqiptare do të marrë pjesë në këtë fundjavë në Kampionatin Ballkanik të Të Rinjve, që do të zhvillohet në kryeqytetin e Bosnje-Hercegovinës, Sarajevë.
Shqipëria do të përfaqësohet nga Sonja Bajramaj (paratëreja, pesha -54 kg), Kejsi Fezolli (të reja, pesha -59 kg), Isuf Bylyku (paratërinj, pesha -52 kg), Enea Senja (paratërinj, pesha -57 kg), Amos Allushi (paratërinj, pesha -57 kg), Aristidh Buci (të rinj, pesha -55 kg), Bekim Basha (të rinj, pesha -68 kg), Genc Kraja (të rinj, pesha -68 kg), Klaudio Omeri (të rinj, pesha -57 kg), Aleksandër Sinani (të rinj, pesha +75 kg), Henrik Dedej (të rinj, pesha +75 kg), Ardian Lapardhaja (Nën-21-vjeçarët, pesha -75 kg) dhe Rajli Muçollari (Nën-21-vjeçarët, pesha -75 kg).
Delegacioni do të kryesohet nga presidenti i Federatës Shqiptare të Karatesë, Petrit Baba, ndërsa trajnerë do të jenë Arjan Bahja, Xhino Toli dhe Skënder Jazo.