Gjergj Vyshka 13.03.2015 16:10
Shqipëria do të marrë pjesë në Kampionatin Evropian të Karatesë, i cili do të mbahet në Stamboll, nga data 19, deri më 22 mars 2015.
Përfaqësuesja e karatesë do të përbëhet nga Halil Marqeshi (pesha 60 kg), Xhino Toli (pesha 67 kg) dhe Spajdi Selamaj (pesha 75 kg).
Ndërsa trajner i ekipit do të jetë Ramiz Ismailgecaj. Shpresohet në një pjesëmarrje dinjitoze, pse jo të shoqëruar me medalje.