Gjergj Vyshka 21.11.2014 11:35
Ashtu sikurse ishte lajmëruar dhe më parë, Federata Shqiptare e Karatesë ka zhvilluar të mërkurën në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” Kupën e 70-vjetorit të Çlirimit të vendit.
Në informacionin e shpërndarë nga Federata Shqiptare e Karatesë, për më tepër sekretarja e saj Erikela Ismailgecaj, lajmërohet se në këtë aktivitet kanë marrë pjesë të gjitha shkollat e vendit, të cilët janë përfaqësuar nga karateistë, të cilët janë “kampionë” në Shqipëri.
Në përfundim të aktivitetit, Federata Shqiptare e Karatesë ka shpërndarë medalje dhe diploma për fituesit, ndërkohë që një aktivitet i tillë do të zhvillohet të premten dhe në Elbasan.
Rezultatet teknike të Kupës së Karatesë
Vajza 13 vjeç
Pesha -45 kg
Kejsi Fejzolli (Shkolla Kristaq Rama, Tiranë)
Vajza 14-15 vjeç
Pesha -54 kg
Ervisjana Marqesh (Dora d’Istria, Tiranë)
Djem 13 vjeç
Pesha – 45 kg
Enea Senja (Imperial, Elbasan)
Pesha – 50 kg
Aldo Dedaj (Halit Çoku, Kamëz)
Pesha +52 kg
Enkeled Miha (Isa Boletini, Kamëz)
Djem 14-15 vjeç
Pesha -52 kg
Besian Capi (Aleks Buda, Tiranë)
Pesha – 57 kg
Uliks Cenja (Kostandin Kristoforidhi, Elbasan)
Pesha -63 kg
Bekim Basha (Arbëria, Tirana)
Pesha +70 kg
Kevin Rami (Ibrahim Rugova, Kamëz)
Djem 16-17 vjeç
Pesha -61 kg
Stiven Rarani (Ismail Qemali, Tiranë)
Pesha -68 kg
Rajli Muçollari (Petro Nini Luarasi, Tiranë)
Pesha -76 kg
Eneriko Zguro (10 Korriku, Lushnjë)