Gjergj Vyshka 11.03.2016 21:15
Më 27 dhe 28 mars 2015, me ndihmën e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar dhe të solidaritetit olimpik, do të zhvillohet një kurs kualifikimi për trajnerët e karatesë. Parë kështu, kryetari i Komisionit Teknik të kësaj Federate, Florian Muça, do ta cilësonte këtë kurs si rrugëtimin e parë për të përgatitur trajnerë me kompetencë profesionale dhe etike.
“Federata Shqiptare e Karatesë me mbështetjen e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar ndërmori hapin e parë për të ngritur dhe formalizuar sistemin e kualifikimit të trajnerëve”, – ka thënë Muça, që ka prezantuar dhe objektivat e kursit, të cilat janë prezantimi dhe administrimi i detyrave të trajnerit, njohja me rregulloren e re të pikëzimit të garave nga Federata Botërore dhe finalizimi i procesit të kualifikimit dhe njohja e titujve.
Dhe temat që do të mbahen në këtë kurs dyditor do të jenë: Portofoli i trajnerit dhe rëndësia e administrimit të saj, rregullat e reja të garave 2015 nga Federata Botërore e Karatesë, Vlerësimi i sistemit të kualifikimit, stërvitshmëria dhe periodiciteti, fëmijët dhe stërvitja. E lektorët të ndryshëm, shqiptarë apo të huaj, ndërsa numri i pjesëmarrësve është i limituar deri në 25, ndërsa përparësi do të kenë trajnerët e licencuar në Federatën Shqiptare të Karatesë dhe anëtarët e saj.