Gjergj Vyshka 02.12.2014 10:40
42 ekipe janë mbledhur të shtunën në Pallatin e Sportit dhe Rinisë në Prishtinë. Rajl Muçollari, Bekim Basha, Ledio Tresa dhe Enea Senja më të mirët në konkurrim. Në Prishtinë të shtunën është zhvilluar Kampionati i 15-të Mbarëkombëtar i Karatesë, i cili ka mbledhur 42 ekipe nga mbarë trevat shqipfolëse në Kosovë, Maqedoni, Serbi e Mali i Zi. Shqipëria është përfaqësuar me kombëtaren e saj, por dhe me skuadrat e shkollës jo publike Kristaq Rama, Imperial Karate Elbasan dhe Kamzën.
Në përgjithësi garat janë dominuar nga skuadrat e Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi. Kurse për tanët janë gjithsej 4 medalje ari, që kanë ardhur nga Rajl Muçollari, Bekim Basha, Ledio Tresa dhe Enea Senja. Por gjithashtu numërohen dhe 8 medalje bronzi dhe një e argjendtë. Kampionati ka përfshirë të gjitha grupmoshat, që nga të rriturit e deri tek fëmijët e moshës 7 vjeçe. Në një kohë që është zhvilluar në të dy stilet, “kata” dhe “kumite”.
Federatën Shqiptare të Karatesë e kanë përfaqësuar presidenti i saj Petrit Baba, drejtori teknik Ramiz Ismalgecaj, si dhe trajneri i ekipit kombëtar, Parid Dule. Pa harruar këtu dhe trajnerët e ekipeve të tjera. Sipas kalendarit të vendosur dhe më parë një tjetër aktivitet i tillë pritet të zhvillohet shumë shpejt dhe në Gjilan të Kosovës. Përgjithësisht një përfaqësim i mirë i karatesë shqiptare, ndonëse duhet të kishte bërë dhe më shumë për të treguar rritjen e nivelit cilësor të këtij sporti në vend, që gjithnjë dhuron medalje ndërkombëtare në çdo aktivitet.
Rezultatet teknike të
Kampionatit 15-të Mbarëkombëtar
Të rinj – Kata
Argjend Berjani (KK Prishtina)
Të rinj – Kumite
Pesha +67 kg Tahir Ajvazi (As Gjilan)
Pesha -61 kg Ron Berisha (Ardhmëria)
Pesha -68 kg Rajl Muçollari (Shqipëria)
Pesha -76 kg Arber Krasniqi (Iliria)
Të reja – Kata
Gresa Zhita (Besa-Lluzani)
Të reja – Kumite
Pesha +57 kg Elona Kolgeci (Dant Drini Prizren)
Pesha –57 kg Gresa Zhita (Besa-Lluzani)
Paratërinj – Kata
Dren Hajdari (Dardania Gjilan)
Paratëreja – Kata
Fatjona Ahmeti (Fushë-Kosovë)
Paratërinj – Kumite
Pesha +70 kg Lorik Arifi (Drita Gjilan)
Pesha -52 kg Dren Hajdari (Dardania Gjilan)
Pesha -57 kg Blerand Limoni (Dardania Gjilan)
Pesha -63 kg Bekim Basha (Kristaq Rama)
Pesha – 70 kg Benjamin Shabani (Dritan Gjilan)
Paratërinj – Kumite
Pesha -47 kg Verona Ajdini (Forca Shkup)
Pesha -54 kg Albulena Gërvalla (Besa Lluzhani)
Kadetët e rinj – Kata
Abdurrahim Idrizi (Forca Shkup)
Kadetët e rinj – Kumite
Pesha +56 kg Tefik Pajaziti (Dardania Gjilan)
Pesha -38 kg Enea Senja (Imperial Karate Elbasan)
Pesha -44 kg Mirlind Rexhepi (Fan Prishtinë)
Pesha – 50 kg Albion Sopi (Fan Prishtinë)
Pesha – 56 kg Betim Maliqi (Drita Gjilan)
Paratëreja – Kata
Vlera Qerimi (Drita Gjilan)
Paratëreja – Kumite
Pesha +52 kg Medina Selmani (Dardania Gjilan)
Pesha -43 kg Vesa Ibrahimi (Drita Gjilan)
Nxënëset – Kata
Jusra Ademi (Forca Shkup)
Nxënëset – Kumite
Pesha +38 kg Ariana Gashi (Vajzat e Dardanisë)
Pesha – 34 kg Suelja Isaki (Forca Shkup)
Pesha – 38 kg Jusra Ademi (Forca Shkup)
Nxënëset e reja – Kata
Dhurata Mehmeti (Forca Shkup)
Arta Bushi (Forca Shkup)
Nxënëset e reja – Kumite
Dhurata Mehmeti (Forca Shkup)
Arta Bushi (Forca Shkup)
Nxënësit – Kata
Omer Sahiti (Elita Gjilan)
Pasho Mustafai (Drini Shkup)
Suhejb Veseli (Forca Shkup)
Dior Shilova (Dardania Gjilan)
Nxënësit – Kumite
Pesha +42 kg Luan Beqiri (Ardhmëria)
Pesha -30 kg Arlind Selmanaj (Besa-Obliq)
Pesha – 34 kg Zyber Bajrami (Forca Shkup)
Pesha – 38 kg And Hajzeri (Kosovari Prishtinë)
Pesha – 42 kg Omer Sahiti (Elita Gjilan)
Bekir Mehmeti (Forca Shkup)
Erit Bajrami (Drita Gjilan)
Ledio Tresa (Kristaq Rama)
Të rritur – Kata
Arsim Qiriqi (Prishtina)
Të rritura – Kata
Luljeta Shala (Unsu Prishtinë)
Të rritura – Kumite
Pesha +68 kg Gresa Hyseni (Fan Prishtinë)
Pesha -55 kg Fatjona Aliu (Fati Tetovë)
Pesha – 61 kg Fortesa Orana (Elita Gjilan)
Të rritur – Kumite
Pesha + 84 kg Menderez Limani (Sharri Ferizaj)
Pesha – 60 kg Orges Arifi (Ippon Prishtinë)
Pesha -67 kg Valdrin Rashiti (Dardania Gjilan)
Pesha – 75 kg Elhami Shabani (Drita Gjilan)