AlbanianSport.com 23.12.2014 13:45
“Kisha vendosur që të largohesha pas këtij testimi, por do ta kthej, – ka deklaruar presidenti i “Balkan Shitokai Karate”, Evangelos Lauris. – Sepse shoh që ka fëmijë të cilët e nisin dhe e lënë në mes karatenë dhe kjo nuk është gjë e mirë. Sigurisht që edhe ne kemi pasur problemet tona në Greqi. Por megjithatë iu kemi lënë në dorë të një trajneri të mirë si Landi, por që është ende i vogël. Për rrjedhojë atëherë unë do të qëndroj këtu dy muaj dhe më do të largohem, por premtoj se nuk do të ketë më mungesa të gjata nga ana ime.”
“Për nivelin nuk ua kam frikën, sepse e di që e doni këtë sport dhe jeni të gjithë të përgatitur. Shpresoj që bashkë të bëjmë gjëra të bukura, ndërsa të gjithë duhet të vazhdoni dhe të ecni përpara”, – ka shtuar Lauris, ndërsa ka kërkuar mendimin e prindërve nëse duhet të vazhdojë stërvitjen, apo duhet të jenë pushim. Fëmijët kanë pasur dëshirën e tyre ta vazhdojnë, por gjithsesi gjithçka është lënë të fillohet në “Ballkan Shitokai Karate”, më 5 janar. Ajo që duhet vlerësuar është premtuar nga drejtuesit më të lartë që një testim i tillë të bëhet në verë në Lezhë.
Dhe në një periudhë tjetër, do të bëhet edhe në palestrën e “Ballkan Shitokai Karate” pranë Shkollës së Bashkuar në Tiranë. Një pjesë e mirë e karateistëve, të cilët dje fituan brezat kanë hyrë në garat kombëtare, kurse të tjerë janë të gatshëm. “Është e mirë që merren me sport dhe që nuk janë në rrugë, larg veseve të këqia, apo dhe larg qëndrimit me orë të zgjatura në kompjuter”, – ka qenë vlerësimi i presidentit të Federatës Shqiptare të Karatesë, Petrit Baba, në përfundim të testimit të brezave, që si rrallëherë ka pasur vëmendjen e komisionit teknik të këtij institucioni.
Ndërkohë që testimi i djeshëm ka qenë dhe një festë e fundvitit për të gjithë karateistët e rinj, të cilët i uruan njëri-tjetrit jo vetëm “Gëzuar!” dhe një vit të mbarë, por dhe rritjen në nivelet e brezave të tjera. Sepse karateja ka nevojë të ketë të ardhme të sigurt.