Gjergj Vyshka 16.10.2014 10:25
Në kulmin e festës për Kampionët e Botës në Peshëngritje, Daniel Godellin dhe Romela Begajn, të dy peshëngritës të klubit shumësportësh “Tirana”, Kryetari i Bashkisë së kryeqytetit, Lulëzim Basha, ka pritur “kampionin e Evropës” në karate, Bekim Basha. Megjithatë Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, priti nënkampionin e Botës dhe kampionin e Evropës në karate, versioni “shotokan”, 15-vjeçarin Bekim Basha dhe trajnerin e tij.
Kryebashkiaku Basha shprehu kënaqësinë e veçantë që shumë prej sportistëve të sportklub Tirana kanë ngritur lart flamurin shqiptar në aktivitete ndërkombëtare, duke u shpallur kampionë Evrope e Bote. “Rezultatet e jashtëzakonshme së të rinjve, mes të cilëve dhe Bekim Basha janë garanci për të ardhmen e sportit dhe përfaqësimin dinjitoz të Shqipërisë edhe në të ardhmen”, – ka deklaruar ai.
“Bashkia e Tiranës do të vazhdojë t’u kushtojë vëmendje të veçantë trajtimit të sportistëve dhe ambienteve të tyre të stërvitjes”, – ka shtuar ai. Në këtë kuadër, kryebashkiaku Basha bëri të ditur nisjen e menjëhershme të punës për përmirësimin e ambienteve sportive në të cilat stërviten edhe karateistët. Krahas shpërblimeve për kampionët e tjerë të Evropës dhe botës, Basha bëri të ditur se do t’i propozojë Këshillit Bashkiak dhënien e një shpërblimi të veçantë dhe për nënkampionin e botës dhe kampionin e Evropës në karate, Bekim Basha.