AlbanianSport.com 18.04.2016 12:30
ASNN – Karateistët kosovarë janë treguar mjaft të suksesshëm në veprimtarinë më të rëndësishme të karatesë, Premier League, i cili u mbajt në Salzburg të Austrisë.
Alvin Karaçi ka arritur ta fitojë medaljen e argjendtë, pasi shkoi deri në finale, ku u mund nga nënkampioni i dyfishtë botëror, japonezi Araga Rjutara.
I suksesshëm në këtë eveniment u tregua edhe karateisti tjetër kosovar, Herolind Nishevci, i cili fitoi medaljen e bronztë.
E veçanta e suksesit të këtij garuesi kosovar ishte se në luftën për vendin e tretë e mundi serbin, Trikos Bogdan.
Kurse, garuesi i tretë kosovar që mori pjesë në këtë kompeticion, Orges Arifi, u eliminua në turin e tretë, me vendim të gjyqtarëve.