Gjergj Vyshka 15.02.2015 08:50
Federata Shqiptare e Karatesë sot do të zhvillojë kampionatin e 22-të kombëtar për të rritur.
Ndryshe nga herët e tjera, kur një aktivitet madhor është zhvilluar në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”, këtë herë është ndryshuar rezidenca.
Që do të thotë se gjithçka do të zhvillohet në sallën sportive në Bathore, atje ku pritet të ketë shumë konkurrencë, edhe sepse mes karateistëve ka dhe sportistë që kanë fituar medalje ndërkombëtare.