Gjergj Vyshka 01.02.2015 21:45
Federata Shqiptare e Karatesë, dje në mesditë në mjediset e ish-kompleksit “Dinamo”, ka zhvilluar analizën e saj vjetore, quajtur ndryshe asambleja e zakonshme. Sipas sekretares së përgjithshme të Federatës Shqiptare të Karatesë, Erikela Ismailgecaj, në të kanë marrë pjesë 20 drejtues të shoqatave e klubeve në vend, të cilat janë anëtare të kësaj Federate.
Jo vetëm kaq, por kanë qenë të pranishëm drejtori i sportit në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, Vladimir Gjonaj. Ashtu siç ka qenë i pranishëm përgjegjësi i sportit elitar në këtë dikaster Arjan Konomi, apo dhe presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Viron Bezhani. Në këtë asamble janë miratuar raportet e aktiviteteve të zhvilluara për vitin 2014, si dhe ai financiar.
Jo vetëm kaq, por janë miratuar dhe aktivitetet për vitin 2015, si dhe buxheti financiar mbi bazën e grandit që ka dhënë MAS-i. Në përgjithësi asambleja e karatesë ka qenë e qetë, kurse objektivi kryesor është kualifikimi për në Lojërat Olimpike Evropiane “Baku 2015”.