AlbanianSport.com 30.09.2014 18:55
ASNN – Ekipi i Elbasanit dhe ai i Shkupit të Maqedonisë janë shpallur fitues të edicionit të 14-të të Karatesë “Elbasani Open 2014”. Në këtë turne të përvitshëm, morën pjesë mbi 170 sportistë të grupmoshave nga 6, deri në 16 vjeç, që përfaqësonin 12 klube dhe shoqata nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia. Në Pallatin e Sportit “Tomor Sinani” në Elbasan është zhvilluar turneu i përvitshëm i karatesë, i mbiquajtur “Elbasani Open”.
Kjo veprimtari, që këtë vit ishte në edicionin e saj të 14-të, u organizua nga Klubi i Karatesë së Elbasanit dhe nën kujdesin e bashkisë së qytetit. Sipas presidentit të klubit organizator, Miriam Backa, në “Elbasani Open 2014” morën pjesë mbi 170 sportistë të grupmoshave nga 6, deri në 16 vjeç, që përfaqësonin 12 klube dhe shoqata nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia.
Nga Shqipëria morën pjesën Elbasani, Tomori, Flamurtari, Kamza, Egnatia e Pajovës, Shoto-kan Akademi e Tiranës, e të tjerë. Sportistët pjesëmarrës, si për femra, ashtu edhe për meshkuj, konkurruan në dy disiplinat kryesore të karatesë, që janë “Kata” apo demonstrime imagjinare dhe “Kumite”, që janë përballjet direkte midis dy konkurrentëve në tapet.
Në përfundim të garave, dy ekipet fituese të këtij turneu u shpallën ekipi i Elbasanit dhe ai i Shkupit të Maqedonisë.