Karate / Arifi kurorëzon me medalje pranimin e Kosovës në Evropë

Share Button

Karate-Kosova

Gjergj Vyshka 20.01.2014 19:55

Karateisti ka marrë medalje argjendi në turneun ndërkombëtar të Zagrebit. Pas anëtarësimit në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, Federatat anëtare me shpejtësi. Pranimi i Komitetit Olimpik të Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar si anëtare me të drejta të plota, por dhe tashmë rritja e shanseve për t’u kualifikuar për në Lojërat Olimpike “Rio de Zhaneiro 2016”, ka sjell dhe anëtarësimin me shpejtë të gjitha Federatave sportive.
Pas mundjes, një tjetër Federatë sportive e Kosovës është bërë anëtare e familjes ndërkombëtare. Bëhet fjalë për karatenë, e cila dje është pranuar anëtare me të drejta të plota në Federatën Evropiane. FKK, përmes një njoftimi dërguar mediave, ka bërë të ditur se presidenti i Federatës Botërore të Karatesë dhe asaj Evropiane, përmes një letre, ka konfirmuar pranimin e Federatës së Karatesë së Kosovës në familjen evropiane.
“Sot, në adresë të FKK arriti letër konfirmimi nga presidenti i FBK-së si dhe asaj evropiane se Federata e Karatesë e Kosovës është pranuar edhe në Federatën Evropiane të Karatesë”, – është thënë në njoftimin e FKK-së. Sipas këtij njoftimi, karateistët kosovarë tani e tutje do të marrin pjesë në të gjitha veprimtaritë zyrtare të këtij institucioni të rëndësishëm ndërkombëtar. Ndërkohë që ndodh kështu, karateisti kosovar, Orges Arifi, ka sjellë medaljen e parë ndërkombëtare për vitin 2015, teksa ka marrë medalje argjendi në turneun ndërkombëtar “Çmimi i Madh i 24-tërt i Kroacisë”.
Përfaqësuesja e Kosovës në Karate e ka nisur mjaft mirë vitin 2015. Garuesi Arifi ka treguar paraqitje mjaft të mirë në turneun ndërkombëtar “Çmimin e Madhe të Kroacisë”, turne ky më i madhi që organizohet nga Federata e Karatesë së Kroacisë. Anëtari i klubit të karatesë “Ippon” Prishtinë, në ndeshjen e parë mposhti garuesin Lativise Riçards Reinhaus. Ndërsa, në duelin e dytë, garuesi kosovar mposhti italianin Xhiuzepe Aliprano dhe Matia Pampaloni.
Kurse në finale Arifi u mposht nga kroati Boran Brak. Garuesi kosovar u stolis me medaljen e argjendtë, duke treguar performancë të shkëlqyer në këtë turne. Ky turne ishte një test i mirë për Arifin para aktiviteteve botërore, Premier Ligës, që do të mbahet në Paris në fundjavë që po vjen, si dhe para Kampionatit Evropian që mbahet prej 6-8 shkurt në Zyrih të Zvicrës.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Kosova / Rexhbecaj: Fatin e lojës do ta vendosë kontrolli i mesfushës

Kosova / Rexhbecaj: Fatin e lojës do ta vendosë kontrolli i mesfushës

AlbanianSport.com 14/11/2024 22:10 ASNN – Trajneri i Kosovës, Franko Foda dhe mesfushori Elvis

Kosova zbarkon në Bukuresht, Foda: Ta harrojmë humbjen në Prishtinë

Kosova zbarkon në Bukuresht, Foda: Ta harrojmë humbjen në Prishtinë

AlbanianSport.com 14/11/2024 20:20 ASNN – Përfaqësuesja e Kosovës ka zhvilluar të enjten stërvitjen

Basketboll – Femra / Skuadra e Kosovës “bëjnë ligjin”, vetëm Tirana lufton

Basketboll – Femra / Skuadra e Kosovës “bëjnë ligjin”, vetëm Tirana lufton

AlbanianSport.com 13/03/2024 22:05 ASNN – Liga Unike, Tirana fiton derbin me Partizanin dhe prek

Basketboll – Femra / Mbyllet java e 7-të, Tirana thyen Flamurtarin

Basketboll – Femra / Mbyllet java e 7-të, Tirana thyen Flamurtarin

AlbanianSport.com 05/03/2024 20:50 ASNN – Basketboll, Liga Unike zhvillon javën e 7-të të saj, përballja

(Video) Volejboll – Meshkuj / Tomori: Sezoni sa vjen e vështirësohet

(Video) Volejboll – Meshkuj / Tomori: Sezoni sa vjen e vështirësohet

AlbanianSport.com 05/03/2024 13:35 ASNN – Triumfi  i Partizanit, flet “arkitekti” Tomori. Trajneri

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh