AlbanianSport.com 02.06.2015 20:45
ASNN – Italiani Fabio Kapelo, aktualisht trajneri i përfaqësueses së Rusisë, ka folur për finalen e Ligës së Kampionëve, midis Juventusit dhe Barcelonës, që do të luhet ditën e shtunë.
Trajneri i njohur italian mendon se nuk ka favoritë në finalen e Ligës së Kampionëve, e cila do të luhet të shtunën në Berlin dhe do të vendosë përballë njëra-tjetrës kampionen e Italisë dhe atë të Spanjës.
“Shanset e të dy ekipeve për të triumfuar në Ligën e Kampionëve janë 50 me 50”, – ka deklaruar Kapello, duke shtuar: “Juventusi do të mbrohet mirë, edhe pse ka humbur një lojtar të rëndësishëm si Andrea Barzalji.”
“Ata nuk do të ndalen lehtë, kështu që do të jetë lojë e ekuilibruar”, – ka shtuar i mbiquajturi “Don Fabio”. Ndërsa duke folur për gjiganden katalanese, Kapelo tha: “Barcelona teknikisht është më e mirë dhe më e fortë si ekip, por duhet të kenë kujdes nga kundërsulmet e Juventusit”.
Fabio Kapelo ka qenë më parë trajner i Juventusit, ndërsa e njeh edhe Barcelonën, pasi ka drejtuar në Spanjë rivalen kryeqytetase, Realin e Madridit.