Kaos me Domosdovën, 3 komisariate police nuk marrin përsipër

Share Button

Policia-Kapelja

AlbanianSport.com 10.11.2014 14:20

ASNN – Skuadra vendëse është refuzuar nga forcat e rendit të tre komisariateve dhe tani pritet vendimi i FSHF-së. Edhe në ndeshjen e Kategorisë së Parë, Sopoti-Pogradeci, blutë kanë ardhur me 30 minuta vonesë. Ndeshja Domosdova-Olimpik nuk është zhvilluar, ndërsa forcat e rendit e komisariatit të Librazhdit dhe të Prrenjasit nuk e kanë marrë përsipër mbarëvajtjen e këtij takimi.

Edhe pse janë paraqitur të dyja skuadrat, gjyqtarët e ndeshjes me kryesor, Erald Demiraj nga Pogradeci, delegati i Federatës Shqiptare të Futbollit, Sulejman Demollari, si dhe vëzhguesi Arben Nasse, ndeshja nuk është luajtur. Është plotësuar dhe protokolli i ndeshjes me formacionet titullare dhe rezervat, por mosardhja e forcave të rendit nga Prrenjasi dhe Librazhdit nuk janë dukur.

Në momentin që pritej të fillonte ndeshja asnjë lojtar nuk u pa në fushë, sepse forcat e policisë nuk ndodheshin në stadium. Në fakt edhe pse ishte thënë se do të luhej në Prrenjas, kjo ndeshje përsëri është zhvendosur në stadiumin “Nexhip Trungu”, atje ku janë zhvilluar shumë takime të Kategorisë së Parë, të Dytë, jo vetëm për kampionat, por dhe për Kupën e Shqipërisë.

Nuk dihet arsyeja e moszhvillimit të kësaj ndeshjeje dhe e refuzimit të policisë së Cërrikut, e cila në fakt dhe në ndeshjen e së shtunës mes Sopotit dhe Pogradecit ka mbërritur me 30 minuta vonesë. Trajneri i Domosdovës, Lulëzim Rira, është shprehur se nuk e ka të qartë pse nuk u përkrah nga policia kjo ndeshje. Dhe në momentin e refuzimit të policisë së Cërrikut, Rira ka telefonuar edhe komisariatin e Librazhdit dhe të Prrenjasit, por edhe këta të fundit kanë refuzuar.

Nuk dihet se çfarë do të vendoset për këtë ndeshje të anuluar nga Komisioni i Disiplinës në FSHF, por sipas të gjitha gjasave Domosdova nuk ka luajtur dje në Cërrik edhe sepse nuk ka bërë pagesën ndaj “Nexhip Trungut”.

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh