Nderim Goci (Krujë) 25.10.2014 07:35
ASNN – Numri një i pankinës kamzalie, Fatjon Tafaj, pranon se në ndeshjen e sotme ndaj Besës, që do të zhvillohet në stadiumin “Besa” të Kavajës, do të jetë një përballje e vështirë. “Skuadra e Besës mbetet një skuadër e respektuar, ndaj vlerësimi është maksimal”, – ka deklaruar trajneri-lojtar i Kamzës, Fatjon Tafaj, në prag të ndeshje së sotme.
Ai ende nuk ka një ide të qartë në lidhje me formacionin që do të zbresë në fushën e loëjs, e kjo si pasojë e gjendjes jo të mirë të dy-tre futbollistëve të formacionit bazë. Sipas trajnerit-lojtar të Kamzës, ka shumë mundësi, që ndeshjes së sotme t’i mungojë Maho, Feliks Udoh dhe Koleci, të cilët, në ditën e djeshme kanë patur temperaturë dhe janë në dyshim.
Për një gjë të tillë do të vendoset sot paradite, nëse futbollistët do të jenë gjendje t’i përgjigjen lojës apo jo. “Pavarsisht mungesave që mund të kemi në skuadër, në Kavajë do të shkojmë me objektiva të qarta që është marrja e një pike, – ka deklaruar Tafaj. – Në Kavajë nuk shkojmë formalisht, por do të udhëtojmë për të marrë qoftë dhe një pikë.”
Ja formacioni i mundshëm i Kamzës ndaj Besës: Sejdini, Gjonaj, Brahimi, Ibrahimllari, Nino, I. Zuna,keta, Blloku, Xhemalaj, Hasani, Ahmetaj. Trajner: F. Tafaj