Gjergj Vyshka 18.05.2016 17:05
Salla Sportive e Bathores nuk ka për të mbetur bosh, ndërsa me eliminim e çuditshëm dhe të papritur të Kamza Basket nga faza finale e titullit “kampion” për meshkuj të gjithë menduan se loja e koshit, të paktën për këtë periudhë, përfundoi.
Përkundrazi edhe duke se skuadra e moshës deri në 16 vjeç është në finalen e titullit “kampion”, atëherë Federata Shqiptare e Basketbollit ka zgjedhur pikërisht sallën sportive të Bathores e Kamzës për zhvillimin e kësaj faze finale.
A është normale? Sigurisht që po në kushtet kur dy faza finale për paratëreja dhe të rinj janë luajtur në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet, apo faza finale e të rejave në Përmet.
Ndoshta për një komoditet më të madh mund të ishte zgjedhur dhe Salla Sportive “Fahrie Hoti” në kryeqytet, por ndërsa Marsi Basket e Tirana i kanë luajtur të gjitha ndeshjet atje, atëherë asnjanësia është “nul”.
Kështu që jo vetëm për fundjavë ndryshe në atë zonë, ndërsa shpresohet që faza finale e paratërinjve në basketboll ta gjallërojë sado pak të shtunën dhe të dielën, por dhe për të bërë një mbyllje triumfatore në atë sallë sportive, Kamza e Bathorja janë zgjedhur mbylljen e sezonit të paratërinjve.
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Paratërinj
Faza e “Play-off”-it
për titullin “kampion”
Gjysmëfinalet
(21 maj 2016)
Superior Klima – Kamza Basket ora 10:00
Marsi Basket – Tirana ora 12:00
Finalja
(22 maj 2016)
Të dielën ora 11:00