Kamza, mjafton Rezi për fitoren, edhe pse me 10 lojtarë për 45 minuta

Share Button

kategoria_pare-logo-grupi-a-rtsh

AlbanianSport.com 19.11.2016 16:15

ASNN – 9 fitore në 9 javë të këtij sezoni. Ky është bilanci mbresëlënës i Kamzës, skuadrës e cila pretendon rikthimin në Kategorinë Superiore sezonin e ardhshëm dhe sot ka mundur minimalisht Burrelin. Kjo ndeshje u soll për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, i cili do të sjellë edhe të hënën takimin e fundit të kësaj jave të Kategorisë së Parë, atë Apolonia-Bylis.

Kategoria e Parë e Kampionatit Kombëtar të Futbollit, e cila e ka nisur të premten pasdreke javën e saj të 9-të me takimin midis Pogradecit dhe Lushnjës, që u mbyll në barazim 3-3, i ka luajtur të shtunën 3 takimet e tjera të kësaj jave në grupin B, si dhe të gjitha takimet e grupit A. Dhe Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar ka sjellë për sportdashësit drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht njërin prej tyre, atë të orës 14:00 midis Kamzës dhe Burrelit.

Kjo ndeshje, që ishte e vlefshme për grupin B është vendosur nga një gol i shënuar nga vendasit në mesin e pjesës së parë. Ermir Rezi e ka kaluar skuadrën vendase në epërsi në minutën e 25-të, por Kamza  do ta mbyllë pjesën e parë me 10 lojtarë, pasi braziliani Leonardo merr kartonin e dytë të verdhë dhe del nga loja me karton të kuq. Pavarsisht inferioritetit numerik, Kamza do ta dominojë edhe pjesën e dytë, duke qenë edhe pranë një goli të dytë në minutën e 56-të.

Megjithatë, mbyllet me fitoren 1-0 të Kamzës kjo përballje dhe skuadra e trajnerit Bledar Devolli kryeson e shkëputur në kuotën e 27 pikëve, pas 9 fitoreve në po aq javë të këtij sezoni. Ndërkohë, java e 9-të e Kategorisë së Parë të Kampionatit Kombëtar të Futbollit mbyllet të hënën, me takimin e fundit të grupit B, atë që nis në ora 14:00, midis Apolonisë dhe Bylisit. Në grupin B, Lushnja kryeson e shkëputur renditjen, tanimë në kuotën e 23 pikëve.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh