Kamza “i del huq” Kukësit, e mund Flamurtari 2-1, ngjiten vlonjatët

Share Button

AlbanianSport.com 02/01/2018 22:15

ASNN – Në Kamzë, aty ku skuadra e Kukësit e kishte kërkuar me ngulm të luante në stadiumin e kësaj qyteze, pësoi një humbje që dhemb shumë për ekipin dhe trajnerin Armando Cungu, si dhe objektivat e tyre. Verilindorët u mposhtën nga Flamurtari 2-1. Për vlonjatët ishte një ndeshje e madhe në një ditë të madhe. Ata shënuan dy gola që në pjesën e parë, duke shtruar “trasenë” për suksesin me vlerë trepikësh.

Franc Veliu në minutën e 39-të dhe Danilo Alvesh në minutën e 44-t, i dhanë ekipit të Ilir Dajës epërsinë dhe e bënë të shkonte në pushimin e ndeshjes me një epërsi psikologjike të padiskutueshme. Në fillimin e pjesës së dytë, trajneri i Kukësit Armand Cungu bën ndërhyrje në formacion dhe i jep përparësi sulmit. Shënon menjëherë Shpehar, që në minutën e 49-të dhe e rihap ndeshjen,.

Një gol që i ka dhënë Kukësit shpresë për përmbysje. Por Flamurtari u mbrojt në mënyrë të shkëlqyer, duke fituar në fund 2-1 dhe duke marrë një 3-pikësh që e ngjit në kuotën e 18 pikëve, po aq sa Teuta por me golavarazh më të mirë. Edhe Flamurtari fitoi shumë nga kjo javë.

Kjo sepse u bën presion kryesuesve, Skënderbeut e Partizanit, që janë përkatësisht 5 dhe 4 pikë përpara, por sidomos Kukësit të vendit të tretë që ka 19 pikë, pra një pikë më shumë se durrsakët e vlonjatët. Sot do të luhen ndeshjet e tjera të javës së 11-të, ku spikat në veçanti dueli derbi mes Kamzës dhe Partizanit.

 

Kategoria Superiore

Java e 11-të

 

Të premten:

Teuta – Tirana                       2-1

Kukësi – Flamurtari              1-2

 

Të shtunën:

Luftëtari – Laçi                       (14:00)

Skënderbeu – Kastrioti        (17:00)

Kamza – Partizani                (17:00)

 

Renditja:

Nr.       Skuadrat        Pikë

  1. Skënderbeu  23
  2. Partizani        22
  3. Kukësi            19
  4. Flamurtari      18
  5. Teuta              18
  6. Laçi                 16
  7. Tirana               9
  8. Luftëtari           9
  9. Kamza              8
  10. Kastrioti   4

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh