Nderim Goci (Krujë) 22.11.2014 07:05
ASNN – Kamzalinjtë kanë një ndeshje mjaft të vështirë, pasi sot do të ndeshen me Besëlidhjen, që për vetë paraqitjen që ka treguar në këto 6 javë kampionati, me të drejtë meriton të përfshihet sezonin e ardhshëm në Kategorinë Superiore. Pavarsisht koeficientit të vështirësisë që mbart ndeshja e sotme, kamzalinjtë guxojnë që në takimin jashtë fushe, të shkojnë me synime të qarta për të marrë qoftë dhe një pikë.
“Nisur nga niveli që ka skuadra kundërshtare, në pamje të parë mund të krijohet përshtypja se mund të shkojmë për “turizëm”, por mund të them me plot bindje, se ne drejt Lezhës do të shkojmë jo vetëm për të zhvilluar një ndeshje dinjitoze, por dhe për të marrë dhe nje pikë”, – ka deklaruar në prag të ndeshjes së somte zëvendës-trajneri i skuadrës Bashkim Doku.
Prej disa ditësh, ai po e zhvillon i vetëm përgatitjen e skuadrës, për shkak se trajneri/lojtar Fatjon Tafaj, për arsye familjare, i ka munguar skuadrës, Në ndeshjen ndaj lezhjanëve, skuadra e Kamzës do të hyjë në fushën e lojës me të njëjtët futbollistë që ka zhvilluar takimin e shkuar ndaj Ilirisë. Drejtë Lezhës ka të ngjarë që të nisen edhe një numër i konsiderueshëm sportdashësish.
Ja formacioni i mundshëm i Kamzës: Sejdini, Bliu, Abazaj, Gjonaj, Ibrahimi, Doku, Lame, Zuna, Shero, Ahmetaj, Koleci. Trajner: B. Doku