Gjergj Vyshka 14.03.2015 19:05
Kamza Basket në basketboll për meshkuj ka fiksuar dje vendin e tretë në renditje, teksa ka fituar me 42 pikë diferencë me Apoloninë e vendin të fundit.
Diferencat janë të mëdha në fushën e lojës, ndërsa të besuarit e Adem Muhametajt pasi kanë fituar dy pjesët e para, 25-3 dhe 23-12, kanë shkuar në pushim me epërsinë 48-15.
Në pjesën e tretë dhe të katërt ka një shkundje të fierakëve, por, pavarsisht kësaj, Kamza Basket ka fituar 88-46.
Kësisoj vendi i tretë duket i fiksuar për Kamza Basket, ndërsa 3 javë përpara përfundimit të fazës së dytë të meshkujve duket se 4 ekipet e “play-off”-it final janë fiksuar.
Megjithatë duhet pritur deri në fund, ndërsa Kamza Basket dje e ka merituar fitoren, duke treguar se mbetet kandidate për trofe.
Kamza Basket – Apolonia 88-46
(25-3, 23-12, 19-15, 21-16)
Kamza Basket: Hamati (12), Karaj (3), Muhametaj (5), Daliu (15), Shestani (10) / Qehajaj (6), Ndreko (11), Perhati, Hoxha (12), F. Gjoka (1), Birçaj (4), E. Gjoka (5), Balliu (4), Damo. Trajner: A. Muhametaj.
Apolonia: V. Ajdhoni (2), Alimemaj (7), Prifti (7), Zh. Ajdhoni (3), Lekndreaj (14) / Sauli, A. Ajdhoni (7), Tegu (6). Trajner: D. Adhamidhi.
Gjyqtarë: E. Koçi, G. Hoxha, G. Shaqiri (Tiranë)
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Meshkuj
Superliga
Java e 17-të
(13-14 mars 2015)
Të premten:
Tirana – Partizani 83-44
Kamza Basket – Apolonia 88-46
Të shtunën:
Vllaznia – Flamurtari ora 18:00
Renditja
Nr. Skuadra N F H Psh-Pp Pikë
- Tirana 17 16 1 1462-1084 33
- Vllaznia 16 13 3 1317-1081 29
- Kamza Basket 17 10 7 1296-1049 27
- Partizani 17 8 9 1103-1217 25
- Flamurtari 16 3 13 1095-1243 19
6. Apolonia 17 0 17 1027-1530 17