Nga Edmond Duraku 25.02.2015 18:45
Edhe për këtë sezon, skuadra e periferikëve të kryeqytetit pretendon titullin “kampion”. Skuadra e trajneri Muhametaj ka bërë “treshe” trofeshë; kampionat, Kupë Shqipërisë, Superkupë. AlbanianSport.com ju sjell specialen e botuar në të përditshmen sportive shqiptare “Gazeta e Sportit” dhe sot është pjesa e parë.
Kamza Basket, e cila sot është një histori e bukur e basketbollit shqiptar, teksa ka marrë një titull kampion, dy Kupa të Shqipërisë dhe tre Superkupa të Shqipërisë, është krijuar më 2010-ën.
Dhe ka ardhur si një dëshirë e madhe e drejtuesve të Bashkisë dhe mbështetjes morale të komunitetit për ta zhvilluar dhe zgjeruar sportin në të gjitha hallkat e veta. Dhe në shtator të vitit 2010 u ndërmorën nisma konkrete dhe u arrit marrëveshja me shoqatën Valbona Basket që ekipi i basketbollit Valbona, një ndër më të dëgjuarat në vend dhe me shumë trofe kombëtar, të përfaqësojë Bashkinë Kamëz me emrin Kamza Basket në Kampionatin Kombëtar.
Ai ofroi një staf cilësor, i cili nga mbështetja ekonomike e Bashkisë arriti që në fazën e parë të renditej në vendin e tretë në pikë të barabarta me vendin e dytë. Duke parë mbështetjen që dha në komunitet, po punohet që edhe sivjet ky ekip të arrijë nivelet më të larta.
Rrugët e suksesit të Kamza Basket
Qyteti i Kamzës, në vitet e fundit, ka njohur ndryshime të mëdha dhe të suksesshme në shumë fusha. Dhe një ndër ato në të cilën ka korrur suksese është dhe basketbolli për meshkuj një fushë e cila ka korrur vetëm suksese gjatë këtyre viteve në Kamëz është sporti i basketbollit. Që në fillimet e veta Kamza Basket u projektua si ekip kampion nga kryetari i Bashkisë Kamëz, Xhelal Mziu.
Dhe kjo falë me mbështetjes së vazhdueshme që i ka dhënë dhe vazhdon t’i japë sportit të basketbollit. Ndeshje pas ndeshjeje, Kamza Basket është munduar që t’ia shpërblejë investimin e bërë kryebashkiakut Mziu, si dhe ka hyrë shumë shpejt në zemrat e sportdashësve kamzalinj, të cilët e kanë mbështetur vazhdimisht. Arkitekti i sukseseve të njëpasnjëshme të këtij ekipi fluturues është trajneri i mirënjohur Adem Muhametaj.
Me punën e palodhshme të bërë nga Muhametaj dhe me përkushtimin maksimal të basketbollistëve, gjatë këtyre viteve, sporti i koshit në Kamëz ka njohur vetëm suksese. Kamza Basket është ekipi i tripletës, sepse është fituese tri herë radhazi e Superkupës së Shqipërisë. E vite më parë e ka përfunduar kampionatin me 22 fitore dhe pa asnjë humbje.
Disa nga fitoret me mbi 100 pikë të arritura nga Kamza Basket:
- Kamza Basket – Apolonia 119-52 (67 pikë epërsi) 22 nëntor 2014
- Kamza Basket – Skënderbeu 126-62 (64 pikë epërsi) 6 nëntor 2012
- Apolonia – Kamza Basket 57-116 (59 pikë epërsi) 25 nëntor 2013
- Elbasani – Kamza Basket 53-110 (57 pikë epërsi) 20 tetor 2013
- Kamza Basket – UAT 102-47 (55 pikë epërsi) 4 tetor 2013
- Kamza Basket – Teuta 126-73 (53 pikë epërsi) 15 nëntor 2013
- Kamza Basket – Apolonia 118-74 (44 pikë epërsi) 13 prill 2013
- Tirana – Basket Kamza 70-107 (37 pikë epërsi) 23 nëntor 2011
Disa nga fitoret me diferencë të madhe pikësh:
- Kamza Basket – UAT 102-47 (55 pikë epërsi)
- Kamza Basket – Apolonia 95-70 (25 pikë epërsi)
- Kamza Basket – Teuta 126-73 (53 pikë epërsi)
- Elbasani – Kamza Basket 48-80 (32 pikë epërsi)
- Kamza Basket – Shoqata Tirana 81-58 (23 pikë epërsi)
- Apolonia – Kamza Basket 57-116 (59 pikë epërsi)
- Elbasani – Kamza Basket 53-110 (57 pikë epërsi)
- Kamza Basket – UAT 86-52 (34 pikë epërsi)
- Partizani – Kamza Basket 67-99 (32 pikë epërsi)
- Kamza Basket – Partizani 76-37 (39 pikë epërsi)
- Kamza Basket – Apolonia 118-74 (44 pikë epërsi)
- Kamza Basket – Apolonia 96-54 (42 pikë epërsi)
- Klub Tirana – Kamza Basket 63-95 (32 pikë epërsi)
- Kamza Basket – Skënderbeu 126-62 (64 pikë epërsi)
- Tirana – Basket Kamza 107-70 (37 pikë epërsi)
- Kamza Basket – Apolonia 119-52 (67 pikë epërsi)
- Kamza Basket – Elbasani 102-65 (37 pikë epërsi)
Vijon nesër…