AlbanianSport.com 29.11.2014 23:40
ASNN – Kampionati Kombëtar i Basketbollit për Femra ka luajtur sot një tjetër të javës së tij të 7-të dhe Kamza Basket i ka dhuruar trajneritRoland Avrami fitoren e parë të sezonit, duke triumfuar në derbin e fundit të renditjes ndaj Përmetit debutues, me shifrat 67-39, në një ndeshje ku nuk ka patur shumë histori. Basketbolli i femrave i ka luajtur të premten dy ndeshjet e para të javës së tij të 7-të, ndërsa takimi i fundit luhet të dielën.
Për efekt kalendari, Flamurtari është pushim këtë javë. Në takimet e së premtes spikati fakti që, ndërkohë që Tirana nuk ka gabuar, duke bërë detyrën në Korçë dhe duke mundur Skënderbeun me rezultatin 63-54, ka qenë një ndeshje e luftuar nga fillimi deri në fund sfida tjetër, ajo midis Studentit dhe Vllaznisë, por vajzat e drejtuara nga trajnerja Fiorentina Mitku kanë triumfuar me një kosh “in-extremis”, me rezultatin 64-62.
Ndonëse ishte pushim, Flamurtari kryeson me 12 pikë, i ndjekur nga Studenti, me një pikë pak, por që ka luajtur një ndeshje më shumë, si dhe nga Apolonia, Tirana dhe Skënderbeu, me nga 10 pikë. Duhet theksuar se fieraket kanë luajtur vetëm 5 ndeshje dhe mund t’i bashkëngjiten Flamurtarit në krye, nëse arrijnë, siç edhe pritet, të mundin të dielën Elbasanin në ndeshjen që do të luhet në Pallatin e Sportit “Ramazan Njala” të Durrësit.
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Femra
Java e 7-të
(28-30 nëntor 2014)
Të premten:
Studenti – Vllaznia 64-62
Skënderbeu – Tirana 54-63
Të shtunën:
Kamza Basket – Përmeti 67-39
Të dielën:
Apolonia – Elbasani (ora 16:00)
Flamurtari pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Flamurtari 6 6 0 440-336 12
- Studenti 7 4 3 455-451 11
- Apolonia 5 5 0 433-301 10
- Tirana 6 4 2 448-372 10
- Skënderbeu 6 4 2 424-358 10
- Vllaznia 7 1 6 461-512 8
- Elbasani 5 2 3 356-397 7
- Kamza Basket 6 1 5 349-410 7
- Përmeti 6 0 6 280-517 6