AlbanianSport.com 17/12/2018 14:50
ASNN -Në Kenia, anëtarët e komunitetit Maasai kanë vendosur të marrin pjesë në një veprimtari të veçantë sportive, “Olimpiada Maasai”, të organizuar me një qëllim: të ruajnë mbretin e kafshëve, luanin. Për gjenerata të tëra, luftëtarët Maasai e tregonin burrërinë e tyre duke vrarë një luan.
E kështu kjo kafshë ka ardhur duke u zhdukur në Kenia pasi numri i luanëve është duke u zvogëluar. Por një fushatë e nisur nga kampioni olimpik i Kenias, David Rudisha ka nismën ta zëvendësojmë këtë akt barbar me sportin. “Të gjithë duhet të merren me sport, – ka thënë Rudisha.
“E për këtë jemi duke zhvilluar Javën Olimpike “Maasai”, – ka vijuar rekordmeni i garës së 800 metrave. – Nëpërmjet saj duam të sensibilizojmë të gjithë për ruajtjen e kafshëve të egra. Shumë vite kemi pasur konflikte mes njerëzve dhe kafshëve të egra, dhe e vetmja zgjidhje ka qenë vrasja e luanëve.”
“Por tashmë ne duam të ruajmë mjedisin, duke u përpjekur t’i inkurajojmë këta të rinj të merren me sport dhe veprimtari të tjera që janë më produktive”, – ka shtuar ai. Edhe Tom Hill, bashkëthemeluesi i Fondacionit “Big Life” ka thënë se nëpërmjet kësaj nisme, ka filluar të rritet numri i luanëve në disa zone.