AlbanianSport.com 10/04/2021 15:40
ASNN – Luhen dy të parat e javës së 27-të të Superiores dhe 5 takime të Kategorisë së Parë. Kampionati Kombëtar i Futbollit ka luajtur të shtunën pasdreke dy takimet e para të javës së 27-të të Kategorisë Superiore, si dhe takimet e para të fazës së 3-të të Kategorisë së Parë.
Në Kategorinë Superiore, Kukësi ka mundur 3-0 Kastriotin, me të gjithë golat e realizuar në pjesën e dytë, ndërsa Skënderbeu dhe Tirana janë mbyllur me rrjeta të paprekura. Dy takime të tjera të javës së 27-të, Vllaznia-Laçi dhe Apolonia-Teuta, do të nisin të luhen në ora 16:00.
Ndërkaq, në Kategorinë e Parë, në grupin A, në betejën e “play-off”-it, Korabi është mundur me përmbysje nga Dinamo, me shifrat 1-2 dhe Vora-Burreli 0-3. Matjanët kryesojnë me 37 pikë, të ndjekur nga blutë e kryeqytetin, me dy pikë më pak, ndërsa dibranët mbajnë vendin e 3-të, me 33 pikë.
Në betejën e “play-out”-it të këtij grupi, Oriku mundi Besëlidhjen 1-0 dhe Partizani B fitoi ndaj Veleçikut 2-0. Kurse në grupin B është luajtur vetëm një duel i vlefshëm për “play-out”-in dhe Elbasani është mundur me një gol të vetëm në fushën e vet përballë Lushnjës.