Kampionat “i heshtur”, stadiumet shqiptare po boshatisen tërësisht

Share Button

AlbanianSport.com 06/01/2018 08:15

ASNN – Edhe pse pretendimet janë për një kampionat cilësor e në rritje të vazhdueshme, situata në terren nuk është aspak premtuese. Natyrisht, ka klube që bëjnë investime dhe duan të arrijnë në nivel të lartë, por kampionati shqiptar i futbollit nuk ka bukuri dhe kjo bukuri mungon sepse ndeshjet ndiqen nga pak tifozë. Me përjashtim të dueleve “derbi” apo ndeshjeve ndërmjet kryesuesve, takimet e tjera, si në Kategorinë Superiore, ashtu dhe në Kategorinë e Parë, lënë për të dëshiruar dhe njëherësh nuk ndiqen nga tifozët.

Nga përllogaritjet e javës së 11-të në Superiore nuk pati më shumë se 1 mijë tifozë në të 5 stadiumet ku u luajtën ndeshjet, një shifër që duhet ta kishte një ndeshje e vetme në Kategorinë e Dytë e jo më në Superiore. Braktisja e stadiumeve nga tifozët është padyshim trishtimi më i madh i futbollit tonë në këtë periudhë të zgjatur tranzicioni. Kuptohet, ka shumë shkaqe për këtë gjendje, duke nisur nga cilësia e futbollit, strategjitë e klubeve, puna e dobët me ekipet e moshave apo numri gjithnjë e më i madh i lojtarëve të huaj.

Por edhe paqëndrueshmëria e ekipeve në lojë e rezultate, reklamim i dobët dhe ajo që është më e rënda, pasiguria në sytë dhe zemrën e tifozëve se ka ndeshje të ndershme.

Pra, kampionati shqiptar është i paragjykuar, sepse këtë “status”, atë të pandershmërisë, ia ka krijuar vetvetes. Presidentët e klubeve sillen në shumicën e herës si “cuba”, për të mos thënë se ka plot prej tyre që kanë një të shkuar të errët e me probleme me ligjin. Atje ku bashkohet errësira dhe pasiguria me futbollin, natyrisht që ikin tifozët.

Atje ku cilësia lë për të dëshiruar shpie në boshatisjen e stadiumeve, atje ku skuadra luan për presidentin dhe jo për tifozin e boshatis stadiumin, atje ku vendimet disiplinore të federatës kanë standarde dyfishe e trefishe shpien në braktisjen e futbollit, atje ku skuadrat shihen “ca të nënës e ca të njerkës”, nuk ka të ardhme futbolli. Këto gjëra janë thënë e stërthënë, por Shqipëria, futbolli i saj, ende nuk e ka zgjedhur rrugën e duhur për zhvillimin afatgjatë e cilësor. Ka ende veprime dhe vendime që nuk e lënë futbollin shqiptar të marrë frymë.

Për sa kohë puna nuk organizohet me seriozitet nga skuadrat zinxhirë, veprimtaritë e moshave etj, përzgjedhje kuadri teknik, kurse serioze të vazhdueshme etj, asnjëherë nuk duhet të presim skuadra cilësore në Superiore. Lojtarët e huaj? “Shtëpia nuk mbahet me miell hua”, thotë populli, prandaj duhet strategji kombëtare për zhvillimin e sportit në përgjithësi e futbollit në veçanti. E që të ndodhë kjo duhet vullnet, ligje të drejta e gjithëpërfshirëse, profesionalizëm e pasion, gjë që futbollit tonë i mungojnë në këtë periudhë.

Për sa kohë nuk ndërmerren hapa konkretë për ta zgjidhur situatën, me siguri që do të kalojmë shumë kohë duke ndjekur një “kampionat i heshtur”, një kampionat të heshtur që vetëm për tifozët nuk është.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh