AlbanianSport.com 13/11/2018 21:10
ASNN – Kaloi provën me 4 fitore në 4 ndeshje, Reali i Madriditia beson stolin Santiago Solarit. Nuk ka më kurrfarë dileme, Santiago Solari do të jetë trajner i Realit të Madridit edhe zyrtarisht për tre vitet e ardhshme. Bëhet fjalë për një zgjedhje të bazuar në kalimin e provës. Solari, i ardhur si trajneri nga ekipet e akademisë së klubit madrilen, kaloi për katër ndeshje në krye të krye të stolit të madrilenëve, duke korrur 4 fitore, prej të cilave dy fitore në kampionat, një në Kupën e Mbretit dhe një në Ligën e Kampioneve, me një golaverazh 15-4.
Ishte vetë klubi madrilen që njoftoi për arritjen e marrëveshjes dhe nënshkrimin e kontratës midis Realit të Madridit dhe Solarit, një kontratë që do të zgjasë deri në vitin 2021. “Bordi drejtues i Real Madrid i mbledhur sot më 13 nëntor 2018 ka vendosur emërimin e Santiago Solarit si trajner i ekipit të parë deri në 30 qershor 2021”, – shkruhet në komunikatën e klubit madrilen. Me largimin e Zinedin Zidanit, i cili pati arritje të mëdha në krye të Realit në 3 vitet e fundit, u krijua një boshllëk në drejtimit e gjigandes spanjolle.
Situatën e përkeqësoi dhe më shumë largimi i sulmuesit kryesor, Kristiano Ronaldo. Ardhja e Julen Lopetegit nuk e qetësoi situatën dhe nuk solli rezultatet e duhura, prandaj nuk vonoi shkarkimi. Një sërë kandidaturash u përmendën në media e madje ishin në bisedime me presidentin Florentino Perez, përfshi dhe trajnerin italian Antonio Konte, por bisedimet dështuan. Solari u komandua përkohësisht, por ecuria e mirë e skuadrës bindën drejtuesit të vendosin pikërisht argjentinasin në krye të “galaktikëve” spanjollë.