AlbanianSport.com 07.04.2015 18:45
ASNN – Kajo Myftaraga është një nga atletët shqiptarë që vazhdon të sjellë medalje për Shqipërinë. Ish-atleti i Skënderbeut dhe ekipit kombëtar, tani në moshën 78 vjeç nuk është ndalur asnjëherë që marrë pjesë në veprimtaritë ndërkombëtare të atletikës për veteranë, ku ka marrë 15 medalje.
Edhe pse në moshë 78-vjeçare, Kajo Myftaraga nuk i është ndarë atletikës dhe vazhdon të garojë edhe sot. Ai është maratonisti shqiptar që ka marrë 15 medalje ndërkombëtare në kampionatet ballkanike dhe Evropiane për veteranë. Vetëm pak ditë më parë, ai ka marrë medaljen e artë në garën e radhës së veteranëve që u zhvillua në Malin e Zi.
Së fundmi, Myftaraga do të marrë pjesë në garat e Kampionatit Botëror të Atletikës për Veteranë, që do të zhvillohet në Nisë të Francës, ku premton se do të hyjë në finalen e maratonës me pengesa.