Kabrini & Tardeli: Paolo Rosi, një personazh i veçantë i skuadrës sonë

Share Button

AlbanianSport.com 01/02/2024 22:15

ASNN – “Paolo Rosi, një djalë i artë dhe legjendat e futbollit”, ekspozita e famshme mbi jetën dhe karrierën e ish-sulmuesit të madh italian si edhe legjendave të futbollit botëror që kanë lënë gjurmë në kujtesën e futbolldashësve u inagurua pasditen e sotme në Muzeun Historik Kombëtar në kryeqytet. Bashkëshortja e Paolo Rosit, Federika Kapeleti, tha se ndihet e nderuar që ekspozita “Paolo Rosi, një djalë i artë dhe legjendat e futbollit” vjen në një vend mik siç është Shqipëria.

“Marko më propozoi mundësinë për ta sjellë ekspozitën në Shqipëri dhe sot dua të them që jam shumë e lumtur që ekspozita vjen në një vend mik si Shqipëria, – tha ajo. – Dua t’i falenderoj shumë ata që e bënë të mundur këtë gjë dhe shpresojë shumë që kjo ekspozitë të mund të sjellë vlera, parime dhe një pjesë shumë të rëndësishme të Italisë, në këtë realitet shumë të bukur që quhet Shqipëri dhe Tiranë.” Edhe ish-futbollistët e famshëm Marko Tardeli e Antonio Kabrini mbajtën një fjalim të shkurtër, duke rikujtuar edhe njëherë figurën e Paolo Rosit.

“Faleminderit për ftesën, gjithçka që ka bërë Paolo ka ndryshuar futbollin italian dhe jo vetëm, – tha Kabrini. – Ishte një mik i mirë dhe një djalë i mrekullueshëm, ishte një personazh pozitiv dhe i veçantë. Kanë kaluar 3 vite që Paolo ka ndërruar jetë, humbi një pjesë e grupit dhe skuadrës sonë, tani ai po na sheh nga lart.” “Besoj që e njihja Paolon shumë mirë, ishim shumë miq së bashku, kënaqësi të flasësh për të. Një njeri fantastik, person me shumë besim, kishim gjithnjë nevojë për të në skuadrën tonë”, – tha Tardeli.

Pjesë e përurimit të ekspozitës ishte edhe një i ftuar special, Abraham Klein, ish-gjyqtari izraelit i gjysmëfinales së Botërorit 1982, Itali-Brazil. “Është hera e parë që e vizitoj Tiranën, – tha ai. – Kam qenë kudo në botë, por për herë të parë jam sot këtu. E kam njohur Paolo Rosin në fushë, pasi e kam arbitruar pesë herë kur ai ka qenë duke luajtur. Gjithmonë do të mbahet mend si një nga futbollistët më të mëdhenj që ka kontribuar për Italinë dhe për futbollin në përgjithësi.”

“Humbja e tij ka qenë një tragjedi për familjen, futbollin dhe për të gjithë botën”, – shtoi Abraham Klein. Hapësirat e ekspozitës do të përshkruajnë në mënyrë kronologjike jo vetëm jetën dhe karrierën e Paolo Rossit, por të gjithë të apasionuarit pas futbollit do të kenë mundësinë që të shohin relike dhe sende personale që u përkasin personaliteteve më të mëdha të futbollit botëror. Ekspozita do të jetë e hapur nga sot, deri më 24 shkurt në Muzeun Kombëtar.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh