Juventusi, kampion për të 8-tin sezon radhazi i Italisë, por dhemb Evropa

Share Button

AlbanianSport.com 21/04/2019 21:10

ASNN – Juventusi është shpallur të shtunën edhe matematikisht “kampion” i Serisë A për sezonin 2018-2019, edhe pse nuk ka mbaruar ende kampionati. Pas fitores 2-1 me Fiorentinën, bardhezinjtë bëhen kampionë të Italisë për herë të 8-të radhazi, por, për tifozët zhgënjimi i eliminimit nga Liga e Kampioneve dhemb ende.  Tifozët e Juventusit kanë festuar deri në orët e para të mëngjesit të së dielës, fitimin e titullit të 35-të, i 8-ti radhazi për skuadrën bardhezi.

Me këtë ata duan të harrojnë disi zhgënjimin e eliminimit të skuadrës së tyre nga çerekfinalet e Ligës së Kampioneve. Kjo ka bërë që në sheshin “Piazza San Carlo”, në zemër të Torinos, të jenë vetëm disa qindra tifozë, për festimin tradicional të titullit. “Kënaqësia për fitoren e titullit të 8-të radhazi është e madhe. Por zhgënjimi i eliminimit në Ligën e Kampioneve është më i madh. Sidoqoftë, fitimi i 8-të titujve radhazi do të mbetet në histori dhe nuk besoj se do të arrihet më. Kemi arritur një rezultat të jashtëzakonshëm” – ka thënë Alberto Ghirardi, një tifoz i Juventusit.

Edhe Paolo Leone, mbështetës i Juventusit, kërkon të ngushëllohet me fitimin e titullin “kampion” në Serinë A të Juves, por vuan ende dhimbjen e freskët të eliminimit nga Liga e Kampioneve.”Fitimi i Ligës së Kampionëve është i vështirë, është një llotari, nuk do vetëm aftësi, por edhe pak fat, gjë që ne na ka munguar gjithmonë në vitet e fundit, -thotë ai. – Për sezonin e ardhshëm, megjithatë, jam shumë, shumë i bindur se do të fitojmë.”

Ndërsa Vinçenco Gati, gjithashtu tifoz i Juventusit, shprehet se duhet të ndryshojnë disa lojtarë në formacion, përndryshe Kristiano Ronaldo do të largohet nga bardhezinjtë. “Nuk e di nëse Juventusi do të ndryshojë disa nga lojtarët e tij apo qoftë edhe trajnerin. Por që diçka duhet të ndryshojë kjo duhet. Përndryshe Ronaldo do të largohet me siguri”, – ka theksuar ai.

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh