AlbanianSport.com 25.05.2015 17:45
ASNN – Juventusi ka mundur 3-1 Napolin dhe ka festuar titullin “kampion” i Italisë. Edhe pse e kishte siguruar titullin më parë, skuadra juventine ka luajtur mjaft mirë dhe nuk e ka kursyer Napolin teksa i ka shënuar 3 gola.
Kështu, për Napolin është mbyllur ky sezon në mënyrën më të keqe pasi janë mundur 3-1 nga torinezët, që nuk kishin më asnjë motiv përsa i përket renditjes, pasi ishte shpallur “kampion” i Italisë.
Por juventinët kanë luajtur më mirë, kanë qenë më të qartë në lojën e tyre më të disiplinuar duke treguar se janë një skuadër e kompletuar. Dhe këtë e tregon më së miri skuadra e Alegrit teksa fiton 3-1 falë golave të realizuar nga Pereira, Sturaro e Pepe me 11 metërsh.
Për Napolin ngushton diferencën e golave Lopez. Bufon grushton goditjen e Insinjes nga pika e bardhë por Lopez fare pranë portës e dërgon topin në rrjetë. Pas vërshëllimës finale në “Juventus” Stadium fillon festa. Tifozët janë në delir.
Pasi përshëndesin gjithë futbollistët një nga një, kapiteni i Juventusit, Bufon ngre kupën e titullit kampion të Italisë për sezonin 2014-2015. Tashmë vëmendja e kampionëve të Italisë është përqendruar tek 6 qershori, finalja e Ligës së Kampioneve, ku përballë do të kenë Barcelonën.