Jusein Bolt: Futbolli, një bast që mund ta fitoj, por edhe mund ta humb

Share Button

AlbanianSport.com 13/10/2018 20:50

ASNN – Legjendari i atletikës botërore, rekordmeni i 100 e 200 metrave dhe njëherësh një nga sportistët më të dashur në botë, Jusein Bolt, vijon angazhimet e tij në Ligën A të Australisë në futboll, me skuadrën e tij Sentrël Kost Merinërs, ku së fundmi për ngjyrat e kësaj skuadre shënoi dy gola në një miqësore parasezonale në Australi. Pikërisht nga Australia, Bolt ka dhënë një intervistë për revistën e njohur “Stellar”, ku ka përcjellë një mesazh të qartë pse ai i hyri këtij sporti dhe ku dëshiron të arrijë.

Janë fjalë të ndjera të një kampioni të madh, pasi ka vënë bast me veten. Një bast që mund ta fitojë por edhe mund ta humbë dhe ai e pranon këtë. “Është diçka që gjithmonë kam dashur të bëj, – tha ai për revistën “Stellar”. –  Unë thashë me vete: “Nëse unë mund të përfitoj nga kjo mundësi, atëherë do ta bëj”. Sepse për mua kjo është një sfidë dhe kur marr një sfidë, ajo më jep energji sërishmi. Unë nuk e di se deri ku do të shkoj, kështu që me të vërtetë nuk mund të vendos një qëllim për veten time pa kaluar viti i parë.”
“Pas këtij viti të parë mund të them: “Ndihem që mund të bëj më mirë nëse mund të stërvitet më shumë ose të punoj më shumë në aftësitë e mia” , – ka vijuar xhamajkani. – Ose mund të them: “Kjo nuk do të funksionojë. Ky sezon është vetëm një provë, dështon ose kalon”. Unë jam këtu vetëm për të bërë më të mirën, për të mësuar sa më shumë që të jetë e mundur dhe për t’u përmirësuar sa më shpejt që të jetë e mundur për të arritur në një nivel më të lartë. Kjo është sfida ime personale.”

“Gjithmonë kam dashur të jetoj në Australi. Unë vij këtu çdo vit për një pushim dhe ne qetësohemi. Njerëzit janë me të vërtetë të mirë për mua dhe nuk ka asnjë tifoz të çmendur. Ka shumë tifozë këtu, por ata janë të sjellshëm. Është e ngjashme me Xhamajkën, kështu që ndihem paksa normal”, – ka përfunduar atleti i shndërruar në futbollist, Jusein Bolt.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Spikat derbi i Ballkanit në çerefinale, dy greke synojnë finalen e Athinës

Spikat derbi i Ballkanit në çerefinale, dy greke synojnë finalen e Athinës

AlbanianSport.com 15/03/2024 14:50 ASNN – E fundit që ka hedhur shortin e çerekfinaleve dhe gjysmëfinaleve

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh