Josa: S’ka mbaruar, kemi edhe 90 minuta, Salihi nuk ka nevojë për koment

Share Button

Milsami-Skenderbeu-0-2-duel-ajror-Vangjeli

Gjergj Vyshka (ASNN) 28.07.2015 22:40

ASNN – Trajneri i korçarëve Mirel Josa është shprehur i lumtur për fitoren e arritur në Moldavi ndaj Milsamit. Strategu kryeqytetas i bardhekuqve i përgëzoi lojtarët për ndeshjen e zhvilluar, ndërsa theksoi që ishte një fitore historike. “Ishte ndeshje përfikte, – ka thënë ai duke folur në përfundim të sfidës së zhvilluar në Kishinjev. – Nuk pësuam gola, por shënuam dy në portën e kundërshtarit.”

“Jemi shumë pranë historisë dhe duam të vazhdojmë kështu, – ka vijuar Josa. – Për mua asgjë nuk ka mbaruar, sepse janë edhe 90 minuta të tjera. Edhe lojtarët duhet të qëndrojnë me këmbë mbi tokë, pasi rezultate të tilla kemi provuar dhe e dimë çfarë sikletesh kemi hequr më pas. Po ju jap vetëm një shembull kur kam qenë trajner i Tiranës. Kishim fituar ndeshjen e parë ndaj Gomelit në fushë të huaj 0-2 dhe në ndeshjen e kthimit bjellorusët na shënuan shpejt.”

“Fati jonë që ndeshja përfundoi 0-1 për ta, – ka kujtuar kryeqytetasi i stolit korçar. – Futbolli i tillë është, por skuadra ju përgjigj lojës mjaft mirë. Dhe pse në pjesën e parë bëmë ca gabime që janë normale, në të dytën bëmë lojën tonë dhe realizuam. Sidoqoftë, i uroj futbollistët për lojën e mirë që bënë”. Për Salihin trajneri Josa do të deklaronte: “Unë e njoh mirë Salihin, nuk ka nevojë të flasim për të. Po ashtu dhe ju e njihni mjaft mirë.”

“Ai u përkushtua që në ndeshjen e parë qind për qind dhe unë e vlerësoj shumë. Një lojtar që punon për skuadrën dhe jo vetëm shënon, padyshim që duhet vlerësuar”, ka përfunduar trajneri i Skënderbeut, Mirel Josa. Dygolëshi i shkodranit në Kishinjev u ka dhënë shansin kampionëve të Shqipërisë që të hedhin hapin e parë të sigurtë drejt “play-off”-it të Ligës së Kampioneve për të realizuar më pas objektivin minimal të vajtjes në grupet e Ligës së Evropës.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh