Joakim Lëv e mbyll me Gjermaninë pas Evropianit të kësaj vere

Share Button

AlbanianSport.com 08/03/2021 12:40

ASNN – Ishte përfolur si hipotezë, por tanimë ka marrë trajtë zyrtare, teksa është mësuar se Joakim Lëv do ta lërë pozicionin që mban, si trajner i pëfaqësueses së Gjermanisë, pas fazës finale të “Euro 2020”, që do të zhvillohet këtë verë, të shtyra nga viti i shkuar për shkak të shpërthimit në shkallë globale të epidemisë së “Covid-19”. 61-vjeçari, i cili i udhëhoqi përfaqësuesen e vendit të tij drejt lavdisë në Botërorin e 2014-ës në Brazil, ka qenë nën presion të madh, pas paraqitjes së zymtë të Gjermanisë në “Rusi 2018”, edhe pse e mbajti postin dhe pritej të vazhdonte deri në 2022-shin.

Sidoqoftë, ai nuk do ta vijojë kontratën përtej kësaj vere, duke rënë dakord për një gjë të tillë me Federatën Gjermane të Futbollit (DFB). Një deklaratë në faqen zyrtare në Internet të organizmit që qeveris futbollin gjerman, konfirmohet se Lëvi do të tërhiqet nga pozicioni i tij. “Joakim Lëv do ta përfundojë punën e tij si trajner i kombëtares pas Kampionatit Evropian në verën e 2021-shit, – shkruhej në deklaratën e DFB-së. – Ai kërkoi t’i jepte fund kontratës së tij (e cila filllimisht zgjaste deri në Botërorin e 2022-shit menjëherë pas përfundimit të Kampionatit Evropian. DFB ra dakord për këtë.”

Nga ana e tij, Lëvi shprehu mirënjohjen e tij për DFB-në, pasi u bë njoftimi, ndërsa diskutoi gjithashtu për krenarinë e jashtëzakonshme që ka ndjerë gjatë rolit të tij si trajner i Gjermanisë gjatë 15 viteve të fundit, pasi kishte kaluar dy vite si ndihmës i Jurgen Klinsmanit, para se të merrte postin e lartë. “Unë e hedh këtë hap me shumë vetëdije, plot krenari dhe mirënjohje të madhe, por në të njëjtën kohë vazhdoj të jem

shumë i motivuar kur bëhet fjalë për turneun e ardhshëm të Kampionatit Evropian”, – ka deklaruar ai.

“Krenar, sepse është diçka shumë e veçantë dhe një nder për mua, të jem kaq i përfshirë për vendin tim. Kam qenë në gjendje të punoj me futbollistët më të mirë në

vend për gati 17 vjet dhe t’i mbështes ata në zhvillimin e tyre”, – ka përfunduar trajneri i Gjermanisë, Joakim Lëv.

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Spikat derbi i Ballkanit në çerefinale, dy greke synojnë finalen e Athinës

Spikat derbi i Ballkanit në çerefinale, dy greke synojnë finalen e Athinës

AlbanianSport.com 15/03/2024 14:50 ASNN – E fundit që ka hedhur shortin e çerekfinaleve dhe gjysmëfinaleve

Ka një derbi italian në çerekfinale, përvijohet rruga drejt finales së madhe

Ka një derbi italian në çerekfinale, përvijohet rruga drejt finales së madhe

AlbanianSport.com 15/03/2024 13:55 ASNN – Edhe veprimtaria e dytë e klubeve të kontinentit, Liga e

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh